Ku të Testohem

Spread the love

*Vizitor i nderuar. Projekti Shqiptar i ADN-së, Albanian Bloodlines, është i udhëhequr nga administratorë vullnetarë. Ne nuk punojmë për Dante Labs, FamilyTreeDNA, YSEQ, ose ndonjë tjetër laborator të testimit të ADN-së. Thjeshtë, ju i bleni testet direkt, kurse ne merremi me analizë dhe interpretim të rezultateve*

VINI RE: Testet e Y-DNA janë vetëm për meshkuj, pasi femrat nuk posedojnë kromozomin Y

Për ju që keni bërë test të Y-DNA në FamilyTreeDNA/iGenea ose YSEQ dhe nuk jeni pjesë e projektit tek Gjenetika.com, mund të regjistroheni në grupin përkatës. Nëse jeni testuar në ndonjë kompani tjetër, mund të na kontaktoni përmes email. Ndërsa për ju që dëshironi të testoheni, preferojmë njërën nga opsionet e mëposhtme, pasi për momentin këto kompani mundësojnë një rezolucion të mirëfilltë të kromozomit Y.

• FamilyTreeDNA (iGenea)

Testimi në FTDNA mund të porositet në linkun e mëposhtëm. Për prejardhjen e linjës atërore (Y-DNA), rekomandohet Y-DNA37 ose rezolucion më të lartë, nën “Male Line Testing”. Kurse për ju që jeni të interesuar edhe për test Autosomal, rekomandohet FamilyFinder + Y-DNA37 nën “Combined Tests”. Linku i porositjes:
https://www.familytreedna.com/group-join.aspx?group=AlbanianBloodlines&code=B11086

• YSEQ

YSEQ është një kompani që specializon në Y-DNA dhe bazuar në Gjermani. YSEQ Alpha-Beta (Y-DNA37), pra, për prejardhjen e linjës atërore, kushton vetëm $85 dhe mund të porositet këtu: https://www.yseq.net/product_info.php?cPath=23&products_id=34

Me rëndësi: Pasi që bëhet porositja në YSEQ, bashkohuni në grupin Albanian Bloodlines-Gjenetika Shqiptare, për një analizë të Y-DNA haplogrupit kur ju vjen rezultati. Thjeshtë, në llogarinë tuaj të YSEQ shkoni tek: My Account > Group Browser > Në faqen që vijon shkoni më poshtë deri tek 109. Albanian Bloodlines, dhe pranë klikoni “JOIN”.

• Whole Genome Sequencing

“Whole Genome Sequencing” apo “WGS” është test i plotë e i përparuar që përfshin tërë gjenomin tuaj dhe me rezolucion të barabartë me Big Y-700 për kromozomin Y. Kompanitë që ofrojnë këtë lloj testi gjithashtu japin të dhëna shëndetësore. Disa prej tyre që e ofrojnë për një çmim më të mirë janë:

Pasi që ju del rezultati i WGS, na kontaktoni tek: contact@gjenetika.com dhe ne ju ndihmojmë me analizën dhe interpretimin e kromozimit Y (Y-DNA).

Info Shtesë

Pasi që ta porositni testin, kompania që keni zgjedhur do t’ju dërgojë konfirmim dhe informacione në email-in tuaj. Pakon që mbledh mostrën do ta dërgojnë përmes postës, zakonisht arrin për një ose dy javë. Në të do të keni udhëzime si bëhet testi (përmes pështymës, si shembull shikoni foton lart) si dhe adresa e postës ku duhet të kthehet. Kur të mbërri në laborator, rezultati del prej 3 deri më 12 javë, varësisht sipas kompanisë. Kur të jetë gati do t’ju lajmërojnë përmes email.

Shiko edhe: Bazat e Testimit Gjenetik



Spread the love