ADN antike nga kultura Maros (Sërbi veriore)

Spread the love

Një studim i ri i ADN të eshtrave antike vjen nga kultura “Maros” nga periudha e Bronzit të hershëm. Të gjitha eshtrat vijnë nga nekropoli Mokrin që gjendet ne Sërbinë veriore te sotshme dhe datojnë 2100-1800 p.e.s. Studimi në fjalë, si dhe te dhënat e haplogrupeve bazë, është i publikuar në “preprint” këtu: https://www.biorxiv.org/content/10.1101/2020.05.18.101337v1.full.pdf

Akoma është nën procesimin e publikimit të plotë, megjithatë, të dhënat e gjenomeve janë tanimë të publikuara, dhe mund të analizohen dhe verifikohen nga hulumtuesit. Kështu që ne do të përqëndrohemi në analizën e Y-haplogrupeve, gjegjësisht zbërthimin e tyre në nëndegë sa më specifike për të kuptuar se si krahasohen me popullatat bashkëkohore.

Përhapja e përafërt e kulturës Maros dhe vendndodhja Mokrin nga vijnë eshtrat antike

ID; Analiza e Y haplogrupit:

  • MOK19A; R1b-Z2103>Z2106>Z2108>Y14415>Y14420*
  • MOK22: R1b-Z2103>Z2106>Z2108 (Z2110-)
  • MOK24A: R1b-Z2103>Z2106>Z2108>Z2110 (CTS1450-)
  • MOK27: R1b-Z2103>Z2106>Z2108>CTS7556*
  • MOK12: I2a-M423-L161>Y13336
  • MOK18A: I2a-M423-L161>Y13336
  • MOK29A: I2a-S21825>Y4213
  • MOK32: I2a-S21825>Y4213
  • MOK15: J2b-L283>Z600>Z615*

 

• Haplogrupi R1b-Z2103 paraqitet në formë të degës Z2108 në të katër rastet, por në nëndegë të ndryshme që sugjeron një diversitet të lartë të kësaj dege në rajon në periudhën e hershme të Bronzit. Madje, R1b-Z2103 vetëm është konfirmuar edhe në kulturën e Vuçedolit që gjendej menjëherë në jug të Maros dhe rreth 800 vjet më herët. Në veçanti, MOK19A më specifikisht mund te klasifikohet nën R-Y14420 që ka prani më të lartë në Europë kontinentale dhe Skandinavi. Ndërsa MOK27 mund të klasifikohet deri tek R-CTS7556* pra dega nga ku rrjedh R-CTS9219,CTS1450>BY611>Z2705 që është më karakteristike në shqiptarë dhe përbën rreth 15% të linjave atërore shqiptare.

• Haplogrupi I2a-M423 në të dy rastet (MOK 12, MOK18A) është në formë të degës I-L161>Y13336, që në kohët e sotshme është konfirmuar në Bullgari dhe Maqedoni, por në një përqindje goxha të ulët. Duhet theksuar se ky variant është ndryshe nga I2a-L621>CTS10228>Y3120, apo nëndega “Dinarike” e cila përbën shumicën absolute të I2a-M423 që sot gjendet në shtetet Ballkanike e më gjerë. Pra, mund të thuhet se ky variant nuk ka vazhdimësi nga shembujt e kulturës Maros.

• Haplogrupi I2a-S21825>Y4213 paraqitet në dy të varrosur (MOK29A, MOK32). I-Y4213 ka një shpërndarje më të rrallë. Sot kryesisht vërehet në Europë perëndimore. Në projektin tonë është vërejtur në një të testuar nga rrethina e Elbasanit.

• Një i varrosur (MOK 15) i përket haplogrupit J2b-L283, dhe është pozitiv deri tek degëzimi J-Z615. Nga ky degëzim rrjedh J-Z597 e cila ka përhapje më të madhe në Ballkanin perëndimor, gjegjësisht nën shqiptarë që përbën rreth 18% të linjave atërore dhe shumicën absolute të haplogrupit J2b-L283 mes nesh. Meqenëse individi ishte pozitiv për Z615 dhe negativ për Z597 dhe ka jetuar rreth 1000 vjet pasi që të ndodhi mutacioni Z615, bazuar nga shpërndarja gjeografike dhe vjetërsia e J-Z597, ka të ngjarë që në ato kohëra kjo degë vetëm të ishte zhvendosur në ballkanin perëndimor.

Së fundi, nga ky studim mund të themi që nga popullatat bashkëkohore ballkanike, shqiptarët kanë përqindjen më të lartë të nëndegëve të Y-haplogrupeve që vërehen në nekropolin Mokrin të kulturës së lashtë “Maros”. Pra, kjo vërehet në formë të nëndegëve që janë në rrjedhojë të haplogrupeve R1b-Z2103>CTS7556 dhe J2b-L283>Z615.



Spread the love