VINI RE: Testet e Y-DNA janë vetëm për meshkuj, pasi femrat nuk posedojnë kromozomin Y
Për ju që keni bërë test të Y-DNA në FamilyTreeDNA/iGenea ose YSEQ dhe nuk jeni pjesë e Projektit Shqiptar të ADN-së “Gjenetika Shqiptare – Albanian Bloodlines”, mund të regjistroheni duke klikuar në linkun përkatës [FamilyTreeDNA ; YSEQ]. Nëse jeni testuar në ndonjë kompani tjetër, apo ju duhet ndihmë dhe këshillë për të të porositur test të ADN-së, mund të na kontaktoni përmes email.
Ndërsa për ju që dëshironi të testoheni, pranojmë njërën nga opsionet e mëposhtme, pasi për momentin këto kompani mundësojnë një rezolucion të mirëfilltë të kromozomit Y.
• FamilyTreeDNA (iGenea)
Testimi në FTDNA mund të porositet në linkun e mëposhtëm. Për prejardhjen e linjës atërore (Y-DNA), rekomandohet testi standard Y-DNA37 ose për një rezolucion të plotë Big Y-700, nën “Male Line Testing”. Kurse për ju që jeni të interesuar edhe për test Autosomal, rekomandohet FamilyFinder + Y-DNA37 nën “Combined Tests”. Linku i porositjes:
https://www.familytreedna.com/group-join.aspx?group=AlbanianBloodlines&code=B11086
• YSEQ
YSEQ është një kompani që specializon në hulumtimin e Y-DNA. Është e bazuar në Gjermani, kështu është më praktike për ata që jetojnë në Europë. YSEQ Alpha-Beta (Y-DNA37), pra, testi standard për prejardhjen e linjës atërore, kushton vetëm $85 dhe mund të porositet këtu: https://www.yseq.net/product_info.php?cPath=23&products_id=34
Me rëndësi: Pasi që t’ju jepet llogaria në YSEQ, klikoni >këtu< për t’u anëtarësuar në projektin “Gjenetika Shqiptare – Albanian Bloodlines” dhe për një analizë të Y-DNA haplogrupit kur ju vjen rezultati.
• Whole Genome Sequencing
“Whole Genome Sequencing” apo “WGS” është test i plotë e i përparuar që përfshin tërë gjenomin tuaj dhe me rezolucion të barabartë apo më të lartë se sa Big Y-700 për kromozomin Y. Kompanitë që ofrojnë këtë lloj testi gjithashtu japin të dhëna shëndetësore. Disa prej tyre që e ofrojnë për një çmim më të mirë janë:
- Dante Labs: https://www.dantelabs.com/
- Nebula Genomics (versioni “Deep”): https://nebula.org/whole-genome-sequencing/
- YSEQ: https://www.yseq.net/product_info.php?cPath=29&products_id=129554
Kur të jetë gati rezultati i WGS, na kontaktoni tek: info@gjenetika.com dhe ne ju ndihmojmë me analizën dhe interpretimin e kromozimit Y (Y-DNA).
Info Shtesë
Pasi që ta porositni testin, kompania që keni zgjedhur do t’ju dërgojë konfirmim dhe informacione në email-in tuaj. Pakon që mbledh mostrën do ta dërgojnë përmes postës, zakonisht arrin për një ose dy javë. Në të do të keni udhëzime si bëhet testi (përmes pështymës, si shembull shikoni foton lart) si dhe adresa e postës ku duhet të kthehet. Kur të mbërri në laborator, rezultati del prej 3 deri më 12 javë, varësisht sipas kompanisë. Kur të jetë gati do t’ju lajmërojnë përmes email.
Standardi i publikimit të rezultatit në faqe është: Mbiemri; Fisi (nëse keni); Rrethi/Komuna; Qarku/Rajoni; Haplogrupi (por jo”raw data”). Një rezultat për një familje. Ne respektojmë privatësinë e të testuarëve dhe mendojmë se ky standard mundëson një gjë të tillë. Megjithatë, nëse keni ndonjë shqetësim apo dëshironi të mbeteni anonim, ju lutemi na kontaktoni dhe në atë rast nuk e publikojmë mbiemrin.
Shih edhe: Bazat e Testimit Gjenetik