E-FT61048 lidh Arbëreshin me Shqiptarin

Spread the love

I testuari nga Italia, i cili ka traditë se është me prejardhje Arbëreshe, lidhet me kushëririn e tij të largët shqiptar nga ana tjetër e Adriatikut. Shqiptari është me prejardhje nga fisi Dushmani që është një fis i vjetër në Postribë, Dukagjin (Shqipëri veriperëndimore). Big Y-700 zbuloi që E-FT61048, plus disa tjera, janë mutacionet paraardhëse unike midis tyre. Sipas këtyre testeve, llogaritet se paraardhësi i fundit i tyre ka jetuar rreth 1400 vite më parë. Pra, duke konsideruar që lëvizjet mund të ndodhin vetëm pas ndarjes nga paraardhësi i përbashkët, kjo përputhet me periudhën kur Arbëreshët kanë migruar atje.

Skema e E-PH1246 sipas YFull (Prill 2020)

Përndryshe, mutacionet që përcaktojnë E-FT61048 gjenden brenda haplogrupit ballkanik E1b-V13 dhe degës së tij E-PH1246>Y37092. Kjo është dega më e rrallë e E1b-V13, paralele me më të njohurën E-CTS5856. Vjetërsia e E-PH1246>Y37092 vlerësohet se është rreth 4300 vjet. Shpërndarja më e madhe vërehet në Ballkan dhe rajon. Përveç këtij degëzimi që përbëhet nga Shqiptari dhe Arbëreshi, midis të tjerëve, E-Y37092 gjithashtu përmban fiset e njohura Serbo-Malazeze, Vasojevici dhe Rajovici, një Grek, dhe një nga Kalabria, Itali. Secili nga këto konfirmuar në degëzime të ndryshme ndarë rreth 4300 vjet më parë. Kështu që nisur nga kjo variancë rajonale, origjina më e mundëshme e E-Y37092 graviton në Ballkanin perëndimor.



Spread the love
About Flor Veseli 11 Articles
Flor Veseli - Projekti Shqiptar i ADN-së

Leave a Reply