Një test me rezolucion të lartë (Big Y-700) nga haplogrupi J2b-L283. I testuari është pjesë i një klaster të paspecifikuar që kishim zbuluar kohë më parë në disa të testuar në pjesën juglindore të Gegërisë, karakterizuar nga DYS385b=19 dhe GATAH4=11.
Testi me rezolucion të lartë zbuloi që përbëjnë një degëzim të veçantë brenda degës J-Z638, më specifikisht nën J-Y21878 apo J-CTS5789 në FamilyTreeDNA. Pra, i njëjti degëzim ku janë fisi Hoti i Malësisë së Madhe, mirëpo lidhja me ta është rreth 3800 vjet me parë, ku nën J-Y21878 “Hoti Cluster” ose J-FT124757 janë brenda J-CTS11100, kurse ky nëngrup formon degë paralele dhe të rrallë përcaktuar nga J-FT29003. Këtë SNP, që daton rreth 3600 vjet më parë, e ndajnë me një shembull nga Spanja (FTDNA Y haplotree). Është disi interesante sepse kjo lidhje me Spanjën është vërejtur edhe në degë të tjera të haplogrupit J2b-L283, veçanërisht nën J-Y21045>Z38300 që gjithashtu daton në epokën e bronzit, si dhe shembujt shqiptare që lidhen me Spanjën vijnë nga zona Mat-Dibër. Ka mundësi që kjo lidhje të shpjegohet si rezultat i trupave Romake te rekrutuara nga kjo zonë, ose mund të jetë ndonjë migrim i mëhershëm drejt mesdheut perëndimor që ka ndodhur brenda 3600 viteve.
Njëkohësisht, ky test rrit variancën e degës J-Z638 në Shqipëri veriore. Pra, edhe më tej përforcon mundësinë që J-Z638 u zgjerua (~4200 vjet më parë) nga Ballkani perëndimor, ndoshta rreth Shqipërisë së sotshme veriore. Nëse në të ardhmen edhe një tjetër nga J-Y21878>FT29003>Cluster A e thellon analizën në test me rezolucion të lartë, do të zbulohen mutacionet e degëzimit që përcaktojnë këtë nëngrup.
Përndryshe, i testuari i përket fisit Keta. Sipas informacioneve nga i testuari dhe shkrimeve që kemi hasur, prejardhjen më të largët e kanë nga fshati Keta, që gjendet në një zonë malore në pjesën jugore të krahinës së Matit. Bazuar nga Y-37, distanca gjenetike midis të gjithë të testuarëve nga ky nëngrup nuk është e lartë, rreth 1000 vjet (+/-500) deri tek paraardhësi i përbashkët. Sipas gojëdhënave, fisi Çeliku i Kërçovës që gjithashtu gjenden në këtë nëngrup, prejardhjen e kanë nga rajoni i Bulqizës, pra jo larg fshatit Keta. Nisur nga shpërndarja e kufizuar gjeografike dhe distanca gjenetike disi e ngushtë, zanafilla e këtij nëngrupi duhet të lidhet me zonën Mati jugor – Dibër. Dhe duke u bazuar nga izolimi dhe vjetërsia e degëzimit, ka të ngjarë që me prejardhje më të largët nga fis autokton Ilir i këtij rajoni.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.