Pse duhet të bëjmë testet gjenetike!

Spread the love

Në ditët e sotme shkenca përparon dhe popujt perëndimorë vazhdimisht ecin krahas shkencës. Studimet e kromozimit Y mashkullor apo si njihet në botë “Y-DNA” përparojnë tepër shpejt por, fatkeqësisht, populli ynë Shqiptarë është akoma i painformuar rreth këtyre testeve. Popujt tjerë të ballkanit duket se tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë si popujt perëndimorë, Beogradi duke qenë një nga vendet që tanimë bën teste gjenetike Y-DNA ne laboratorët e Beogradit.

Nëse kështu vazhdon puna atëherë do të mbetemi pas popujve tjerë ballkanik, gjë që na bën të dukemi si injorant në krahasim me ta. Nuk ka kohë më të mirë se tani për të filluar testet gjenetike Y-DNA.

Pse është me rëndësi që ne të testohemi? Pa dyshim se s’pari do të ndihmonte shumë në njohjen e gjenezës Shqiptare dhe zbulimet e sa më shumë degëve Y-DNA (gjenetike) Shqiptare. Pastaj do të ishte me rëndësi pasi që do e dëshmonte origjinën tanë paleo-Ballkanike apo Iliro-Epiroto-Makedone dhe do i zbulonte gënjeshtrat anti-Shqiptare të popujve tjerë Ballkanik. Poashtu do të ishte mirë pasi që u ndihmon të gjeni kushërinjët e largët. Klikoni anash për të vazhduar në rrjetlokacionin (uebsajtin) e laboratorit më të madh në Amerikë ku mund të porosisni pako testimi nga çdo kënd i botës. Ne ju rekomandojmë të filloni me testin Y-DNA 37 (37 markerë), më vonë mund ta rrisni në më shumë markerë.



Spread the love