Unikkatil-i bën testin gjenetik, ja rezultati…

Spread the love

Një nga figurat tona publike, Viktor Paloka, i njohur si reperi Unikkatil, para më shumë kohe ka bërë teste gjenetike nëpërmjet kompanisë Family Tree DNA për të zbuluar origjinën e tij.

Duket se rezultati nuk do u pëlqejë rivalëve të tij pasi që linja atërorë(Y-DNA) e Unikkatil-it zbulon se ai i përket pikërisht haplogrupës së njohur Shqiptaro-Ilire autoktone E-V13 (dega Z17107). Shohim se familja Adili nga Kërçova i takojnë të njëjtës degë të E-V13 sikurse Unikkatil çka do të thotë se familjet Paloka dhe Adili janë kushëri të largët. Kjo mund të përdoret edhe si dëshmi ndaj përçarësve se nuk ka dallime gjenetike ndërmjet Shqiptarëve të Krishterë dhe Myslimanë.

Ndërsa testi etnik (i njohur si Family Finder), zbulon se ai është 96% autokton Ilir (Southeastern Europe) dhe 4% Britanik (British Isles). Kjo e fundit e ka befasuar edhe atë. Urrejtësit e tij mund të dëshpërohen edhe për testin etnik (autosomal) të Unikkatil-it pasi që tek elementi Sllav (Eastern Europe) rezultati i tij është 0%. Por, kjo nuk do të thotë se Shqiptarët që kanë përqindje Sllave nuk janë Shqiptarë. Sllavët, me ardhjen e tyre në Gadishullin Ilirik (Ballkan) gjatë shekullit VII ,në disa raste, janë përzier me popullatën Shqiptare. Për atë është e natyrshme që disa Shqiptarë mund të kenë një përqindje të vogël Evropiane Lindore (Eastern European) por, mos u frikësoni, deri me sot për çdo person ishte më pak se 30%.

Për të interesuarit, Unikkatil, që një kohë, i është bashkangjitur projektit Shqiptarë “Albanian Bloodlines” dhe aty mund ti shihni edhe rezultatet e tij. Nëse doni të shihni nëse jeni kushëri të familjes Paloka, apo thjeshtë u intereson linja juaj atërore , atëherë u rekomandojmë të porosisni testin gjenetik të linjës atërore Y-DNA duke vizituar familytreedna.com.  Dhe pastaj ju lutemi bëhuni anëtarë të projektit Albanian Bloodlines pasi që nga shtetet Ballkanike projekti Shqiptarë ka më së paku anëtarë. Family Tree DNA për moment ka lirim. Nëse keni ndonjë pyetje rreth testeve gjenetike i drejtoni ato pyetje me email tek administratorët vullnetarë të projektit “Albanian Bloodlines“.



Spread the love