Tri llojet e testeve gjenetike janë këto

Kemi tri degë të testeve gjenetike ADN që janë të mundshme nga uebsajti që ne rekomandojmë Family Tree DNA

1. Testi Y-DNA i kromozomit mashkullor “Y”.

y-chromosome

Ky test është testi më i përdorur dhe më praktik për gjenealogji pasi që mund të caktohen datat përafërsisht të sakta. Fatkeqësisht ky test mund të bëhet vetëm nga meshkujt, pasi që femrat nuk e bartin këtë kromozom. Kromozomi “Y” mashkullor trashëgohet prej të atit në të birin, dhe baza e kromozomit nuk ndryshon kurrë edhe pas qindra mijëra viteve. Kjo bazë e kromozomit shkon nëpër mutacione të ndryshmë gjatë shekujve, ku krijohen degë të reja. Kjo është edhe arsya pse ky test është më i miri. Këtyre mutacioneve (degëve) mund tu gjindet data e përafërme dhe të kategorizohen si “Haplogrupe”.

2. Testi MTDNA, mitokondrial i të ëmës.

mitokondria

Mitokondria bartet nga e ëma në të birin dhe të bijën. Për këtë arsye ky test edhe mund të bëhet nga të dy gjinitë. Por mutacionet mitokondriale ndodhin shumë më rrallë, për atë nuk është edhe aq i dobishëm në krahasim me Y-DNA.

3. Testi autozomal (Family Finder)

autozomal

Testi autozomal është për të analizuar etnicitetin si dhe për të gjetur familjarët e afërm. Nuk mund të zbulohet nga e cila anë vijnë të afërmit dhe kushërinjët e zbuluar por është i mirë për të zbuluar familjen e afërme. Poashtu, në aspektin etnik është shumë i mirë pasi zbulon përbërjen etnike të juajën. Autozomalisht i trashëgoni 50% nga e ëma dhe 50% nga i ati.


Leave a Reply

Your email address will not be published.