E-Y93102 (Berisha-Sopi)

Spread the love

Përditësuar: Qershor 2020

Kohë më parë zbuluam që fiset Berisha dhe Sopi kanë prejardhje të përbashkët (http://www.gjenetika.com/fiset-berisha-dhe-sopi-jane-te-nje-gjaku/). Që atëherë, katër prej tyre nga secili fis kanë thelluar analizën me Big Y-700. Sipas këtyre testeve, paraardhësi i fundit i fiseve në fjalë ka jetuar para rreth 850 vitesh, që përputhet edhe me analizën e mëpërparshme të STR-ve. Njëkohësisht, siç shihet në skemë, u zbuluan mutacionet paraardhëse të nëngrupit Berisha-Sopi, të cilët janë E-Y93102 plus 10 tjerë, pas ndarjes nga paraardhësi i përbashkët me personin nga Italia. Gjithashtu, testet me rezolucion të lartë (NGS) mundësuan që të zbulojmë degëzime përkatëse të këtyre fiseve brenda këtij nëngrupi. Shpërndarja gjeografike e këtij nëngrupi vërehet në Shqipëri veriore dhe Kosovë, pothuajse tërësisht si mutacion i fiseve Berisha dhe Sopi. Aktualisht përbën rreth 40% të haplogrupit E-V13 në shqiptarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Skema E-FGC33621>Y93102

E-Y91573 dhe fisi Berisha

Brenda E-Y93102, dy anëtarë të fisit Berisha, njëri nga Peja dhe tjetri nga Vushtrria, ndajnë dy mutacione të veçanta, gjegjësisht E-Y91573 dhe Y96807. Kështu që zbulohet nëngrup që është karakteristik për fisin Berisha. Vlerësojmë se këto mutacione kanë ndodhur në paraardhës të fisit Berisha që kanë jetuar para midis 850 dhe 550 viteve, sipas të dhënave nga këto dy teste. Mbetet të shihet a do jenë të gjithë Berishajt e këtij nëngrupi pozitiv për këto mutacione. Ka mundësi që do degëzime (vëllazëri) të mëhershme brenda fisit të jenë negative për ndonjë apo ndoshta të dyja prej tyre. Për të interesuarit, Y91573 mund të porositet në YSEQ për një çmim të volitshëm: https://www.yseq.net/product_info.php?products_id=108713. Apo më së miri, sugjerojmë test me rezolucion të lartë qe mbulon te gjitha këto mutacione e më tej.

E-FT70142 dhe fisi Sopi

Sa i përket fisit Sopi, dy prej tyre, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Bujanoci, poashtu e kanë thelluar analizën me Big Y-700. Si rezultat, u zbuluan edhe mutacionet që janë karakteristike për fisin Sopi, ato janë: E-FT70142 dhe BY156737. Vlerësohet se këto mutacione kanë ndodhur në paraardhës të fisit Sopi që kanë jetuar midis 850 dhe 700 viteve më parë. Pra, sipas këtyre dy testeve, paraardhësi i dy Sopjanëve ka jetuar para rreth 700 viteve. Vlen të përmendet që dy Sopjanët ndajnë vlerën jo modale DYS463=17, kurse Berishajt e këtij grupi kanë 18. Pra, duket se nëngrupi i Sopit mund të parashikohet në bazë të DYS463=17. Në të ardhmen, testet me rezolucion të lartë, siç është Big Y-700 ose “WGS”, nga ky fis do të mundësojnë zbulimin e degëzimeve fisnore brenda ~700 viteve.

 



Spread the love
About Flor Veseli 11 Articles
Flor Veseli - Projekti Shqiptar i ADN-së

Leave a Reply