R-Y133365 (degëzim i ri brenda R-Y32147)

Spread the love

Në versionin e ri të skemës së YFull, u zbulua degëzim i ri brenda R1b-Z2705>Y32147, definuar nga R-Y133365. Vlerësohet se ky mutacion ka ndodhur para rreth 1100 viteve. Të testuarit e deritanishëm të tillë vijnë nga Plava, Kukësi, Vlora, fisi Thaçi dhe njëri që i përket fisit Morina. Dy të fundit përbëjnë nëngrup të veçantë definuar nga R-Y133384 që është rreth 650 vjet i vjetër.

R-Y32147 në YFull v8.03.00

Duke konsideruar këtë shpërndarje gjeografike dhe moshën, pritet që edhe shqiptarë tjerë të bien nën R-Y133365. Për momentin, vetëm testet e thella (Big Y-700 dhe Whole Genome Sequencing) testojnë këtë mutacion. Në YSEQ s’mund të testohet veçmas pasi bie në pozicion të papërshtatshëm të kromozomit Y për ‘sanger sequencing’. Ndërsa mutacioni i mëposhtem, R-Y133384, që deri tash ndahet nga Thaçët, që janë të kësaj dege, dhe një Morinë mund të testohet në YSEQ.



Spread the love
About Flor Veseli 11 Articles
Flor Veseli - Projekti Shqiptar i ADN-së

Leave a Reply