R-BY611>Z2705

Spread the love

Përmbledhje

Grupi R-BY611>Z2705 rrjedh nga haplogrupi R1b-M269 dhe dega e tij, R-Z2103.  Është një ndër grupet specifike dhe kryesore mes nesh, me një shtrirje thuaja nëpër gjitha trevat shqiptare. Veçanërisht ka përfshirje në Malësi të Madhe, Malësi e Gjakovës, Kosovë, Shqipëri qëndrore, Labëri, dhe Skrapar. Profili modal i Y-DNA37 STR është si vijon: 13 24 14 11 11-11 12 12 12 13 13 29 16 8-10 11 11 25 15 19 30 14-16-16-17 11 11 19-23 15 15 18 17 36-37 12 12.  Shqiptarët që kanë këtë profil të Y-STR, mund të konstatojmë që së paku janë pozitiv për SNPs: BY611 si dhe Z2705. Kjo e fundit është nën-dega që përcakton grupin “ballkanik”. Sipas të dhënave të deritanishme nga YFull.com dhe kalkulatorëve te Y-STR, paraardhësi i grupit ka jetuar para rreth 1500 viteve. Vlen të ceket që në studime anonime ky profil i Y-STR është vërejtur edhe nën Arbëreshë si dhe Greqi ku ka popullatë me prejardhje shqiptare apo Arvanitas. Gjithashtu vërehet në një përqindje të konsiderueshme në Sanxhak, ku dihet që një pjesë e mirë e popullatës janë me prejardhje shqiptare. Faktet e lartpërmendura dhe homogjenia dëshmojnë për një karakter tejet “shqiptar” të këtij grupi.

Anëtarët e deritanishëm të R-BY611>Z2705

Analizë

Sipas testeve më të avancuara te kromozomit Y, siç është BigY nga FamilyTreeDNA, deri më tani R-Z2705 është përcaktuar nga ~11 SNPs, që do të thotë gjithë shembujt shqiptar dhe ballkanik janë pozitiv për të gjitha 11 SNPs. Para disa ditëve doli një rezultat i BigY i rëndësishëm i këtij grupi nga një anëtar i Projektit Shqiptar të ADN në FTDNA, i cili është me origjinë nga veriu i Shqipërisë (YF14449 në YFull). Duke analizuar BigY të tij, nga SNPs që përcaktojnë R-Z2705, apo janë në nivel me të, është pozitiv për: Z2705/CTS883, Y32148, Y32149, Y32150, PH970, PH2535, PH2903, kurse negativ apo ‘ancestral’ për: Y32147 dhe Y33199. Meqenëse është negativ per këto dyja të fundit, atëherë e ndan këtë grup në dy pjesë dhe formohet subkladë e re:

  • R-Z2705* (paragrupi ku gjendet anëtari në fjalë)
  • R-Z2705>Y32147, Y33199 (ku do të bien shembujt tjerë)
Pema filogjenetike e re sipas analizës dhe rezultateve të deritanishme
  • Në YFull.com momentalisht gjithë shembujt ballkanik janë nën R-Z2705>Y33200. Për mendimin tim, përshkak që BigY nuk e lexon mirë Y33200, kjo SNP është në filogjeni të gabuar dhe duhet te jetë në nivel apo ekuivalente me R-Z2705. Mendoj YFull eventualisht do ta korrigjojë këtë.
  • Tash per tash është vështirë të përcaktohet në bazë të STR-ve cilët janë R-Z2705* dhe cilët R-Z2705>Y32147, por mendoj që shumica e anëtarëve tanë do bien nën R-Z2705>Y32147.  Madhësia e haplotipeve është e vogël, por DYS513=12 mund të jetë një vlerë parashikuese e Y32147+. Mirëpo bie në panelin e Y111, kështu që shumica nuk e kanë këtë marker të testuar.
  • Në studime anonime të shqiptarëve si dhe në projektin tonë, vërehet një haplotip me vlera te parëndomta, siç janë DYS393=12 dhe DYS392=11. Ky haplotip poashtu duhet të jetë R-Z2705* (Y32147- Y33199-), por gjithsesi jo ‘afër’ me YF14449. Mundësisht formon linjë paralele, ose ndonjë ndarje më të hershme.
  • Sugjerojmë më shumë teste të avancuara te BigY apo NGS nga STR haplotipet më interesante për të kuptuar më mirë ekspansionin dhe origjinën. Ndërkohë, nëse dikush nga ky grup dëshiron ta konfirmojë statusin e SNP Y32147, që përcakton subkladën e sapo zbuluar nën R-Z2705, mund ta porosisë në YSEQ për një çmim të mirë: https://www.yseq.net/product_info.php?products_id=81166


Spread the love
About Flor Veseli 11 Articles
Flor Veseli - Projekti Shqiptar i ADN-së